Pushime në vendin përrallor, Eriku dhe Kejda tregojnë hapur lidhjen e tyre…

0
177

Prej javësh në media është aluduar se Erik Fullani dhe vajza e  ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda janë në një lidhje. Dyshja ndonëse nuk ka reaguar lidhur me këto lajme janë kapur shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata gjithashtu kanë qenë shumë herë në udhëtime së bashku dhe fotot nga i njëjti vend kanë nxjerr zbuluar dy personazhet e njohur. Pak kohë më parë madje u tha se Majlinda Bregu e aprovonte lidhjen mes tyre.

Siç duket çifti tashmë ka vendosur që të mos fshihet më. Teksa më përpara kujdeseshin për postimet e tyre, tashmë Kejda dhe Eriku nuk ngurrojnë që të publikojnë foto nga i njëjti vend.

Ditën e djeshme ata kanë qenë të pranishëm në një vend bregdetar dhe në postimet e publikuara shihen në të njëjtin ambient teksa po shijojnë pamjen, duke përforcuar kështu aludimet që janë bashkë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here