Boçi: Dhurata e qeverisë për 110 vjetorin e Normales…Apo në fillim partia e më pas qyteti!!!!???

0
122

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga ministria e Arsimit, për të zhvendosur drejtoritë rajonale të Arsimit në 6 Zyra Arsimore.

Shkodrës që është qyteti më i madh i veriut, që ti transferohet DAR në Lezhë, edhe Elbasanit do ti transferohet në Korçë.

Në lidhje me këtë plan pa projekt të ministrisë së Arsimit ka reaguar Luçiano Boçi.

Reagimi i plotë i ish-deputetit Luçiano Boçi:

Nuk është vetëm Shkodra, DAR i së cilës kalon në Lezhë, e shqetësuar për këtë skandal.

Edhe DAR Elbasan kalon diku larg në Korçë, e shndërrohet në një ZA, sipas një organizimi banal që nuk thotë asgjë e nuk sjell asgjë.

Këto lëvizje pa logjikë e kuptim, dëshmojnë krizën ku e ka futur arsimin Rama.

Kësisoj, qyteti i Normales së njohur si Universiteti i parë shqiptar, i mësuesve të mirënjohur që kanë mbjellë dije kudo në trevat shqiptare, kalon në varësi të Korçës.

Për më tepër, jemi në vigjilje të 110 vjetorit të kësaj shkolle.

E kjo dhuratë është e turpshme dhe e papranueshme.

Është një lloj çnderimi që i bëhet qytetit, mësuesve të shumë brezave e Normales.

Korça ka traditën e saj, kontributin e saj në shkollën shqipe dhe vlerën e saj të pazëvendësueshme.

Por ky nuk është argument, për t’i hequr Elbasanit të drejtën e politikave lokale për arsimin, duke i shkulur Drejtorinë Arsimore.

Revolta ime nuk është nacionalizëm periferik.

Kjo është sikur t’i heqësh zemrën këtij qyteti që në vite është identifikuar me mësuesinë.

Po pushteti lokal çfarë bën?!

Po deputetët e Elbasanit pse heshtin?!

Apo në fillim partia e më pas qyteti!!!!???

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here