E ftuara speciale sonte në emisionin ‘Xing me Ermalin’ do të jetë këngëtarja Besa Kokëdhima.
Këngëtarja pas një mungese në skenë do të flas për projektet e saja më të reja si dhe për jetën private të saj.
E përsa i përket jetës së saj private teksa Ermali po e pyeti se çfarë mund të na thotë, këngëtarja nisi të tregonte një histori të veçantë të saj.
“Po më shikonte, unë po e shikoja, ne po dashuroheshim në distancë”, shprehet Besa në videon promo të emisionit.
Nuk e dimë ende se për kë e ka fjalën, por Ermali nuk e lë me kaq.
Ai më pas nis të pyesë për të gjetur identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares ndërsa jep alternativat nëse është norvegjez, apo pogradecar.
Më poshtë mund të shihni reagimin fantastik të këngëtares që për pak na bëri ta besojmë: