Këngëtari grek, Lefteri Pantazis, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”. Teksa foli për projektin e tij më të fundit me këngëtarin shqiptar Devis Xherahu, Pantazis tregoi se disa hajdutë i kanë vjedhur shtëpinë e tij.
Ai tha se policia i kishte thënë se hajdutët ishin shiptarë por që nuk ishte vërtetuar asnjëherë.
“Isha në Milano, më vodhën disa gjëra që i kisha fituar prej vitesh, por nuk e di nëse hajdutët ishin shqiptarë apo jo. Më thanë që janë gjetur hajdutët dhe duhet t’i shikoj kush janë dhe nëse janë gjërat e mia të vjedhura, ata janë hajdutët,”– tha Lefteri për grabitjen.