Ylli Limani është një ndër këngëtarët më të talentuar në botën e muzikës shqiptare.
Padyshim zëri i tij i veçantë dhe tekstet e tij ‘goditëse’ e kanë bërë këngëtarin një ndër më të preferuarit për publikun.
E së fundmi këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij foto nga dita më e lumtur e motrës së tij Hana.
Bashkangjitur më fotot e motrës së këngëtarit, e cila është bërë nuse, ai ka shkruar:
“Nga një motër e dashur në një grua të adhurueshme: Hana, e dashur motër je më e mira. Urime martesa me Lorentin, ju dua”.
Ne foto shihet imazhi më i bukur i vëllait dhe motrës së bashku në një nga ditët më të rëndësishme të tyre.