Cfarë kemi dhe çfarë nuk kemi! 

0
145

 

Nga Artan Fuga
Kemi Kuvend, por nuk kemi deputetë, kanë ikur!
Kemi Akademi Shkencash, por pa shkencë brenda, asnjë pike!
Kemi Ministri Drejtësie, por nuk kemi ende gjykata!
Kemi drejtori hekurudhash, por nuk kemi trena.
Kemi ministri të jashtme, por nuk kemi ministër!
Kemi ministri mbrojtjeje, por nuk kemi ushtarë!
Kemi drejtori peshkimi, por pa anije peshkimi!
Kemi ekonomi tregu, por pa bursa aksionesh.
Jemi vend europian, por nuk na pranojnë në Europë!
Kemi votime, por nuk kemi zgjedhje, sepse kemi rizgjedhje!
Kemi autonomi universitare, por rektorët i heq dhe i ve shteti!
Do të kemi stadium futbolli europian, por asnjë ekip futbolli në Europë!
Kemi kombëtare futbolli, por nuk kemi trajner dhe lojtarë, janë shpërndarë andej këndej!
Kemi punë, por thuhet se nuk ka kush punon!!!
Kemi një komb me shqiptarët e Kosovës, por nuk kemi një shtet!
Kemi kopësht zoologjik, por nuk kemi kafshë të egra në të!
Kemi pista, por nuk kemi biçikleta!
Kemi teatër, por nuk kemi drama.
Kemi të kaluar, por nuk kemi kujtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here