Ku do të kthehen fëmijët e Lavdrim Muhaxherit, në Kosovë apo në Shqipëri?

0
133

Janë nëntë fëmijë të kthyer nga Siria në Kosovë pa prindër. U dyshua se dy prej tyre janë të Lavdrim Muhaxherit- ish drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Në mesin e 110 personave të kthyer nga Siria në Kosovë janë gjithësej 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë- 9 prej tyre pa prindër. Por a janë dy nga ta të Lavdrim Muhaxherit?

Gazeta Express e ka konfirmuar përmes burimeve të saja se Lavdrim Muhaxheri ishte i martuar me një grua nga Shqipëria dhe kjo është arsyeja pse ata nuk ndodhen në Kosovë si fëmijët e tjerë.

 

Mmbrëmë, në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë që kishin qenë pjesëmarrës në luftën në Siri. Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë pa prindër.

Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Të kthyerit nga Siria në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës. Shteti ka garantuar se atyre do t’u bëhen kontrollat mjekësore si dhe do të punohet që të njejtit të integrohen në shoqëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here