Një humbje e rëndë për formacionin londinez, që ia vështirëson punën vetes në garën për një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Aktualisht, Arsenali mban vendin e katër me 66 pikë. Po aq ka edhe Chelsea, që ndeshjen e tij do ta luajë të hënën në mbrëmje.
Liverpool fiton dhe ngjitet sërish në vendin e parë në renditjen e Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp mundi në transfertë 2-0 Cardiff, duke i rrëmbyer sërish kryesimin rivalëvë direktë të Manchester City në garën për titullin kampion. Sfida e luajtur në kryeqytetin uellsian u vendos vetëm në pjesën e dytë. Në minutën e 57-të, Wijnaldum shënoi golin e epërsisë për “Reds”.
Miqtë vulosën fitoren në minutën e 81-të, kur Milner goditi saktë nga pika e penalltisë. Me këtë sukses, Liverpool ngjitet në kuotën e 88 pikëve, dy më shumë se Manchester City, por skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak. Një humbje suprizë regjistroi Arsenali, që në shtëpinë e tij u dorëzua me shifrat 2-3 përball Crystal Palace.