Ata janë të dy personazhe jo pak të njohur në median shqiptare njëri për aftësitë e tij në kuzhinë dhe Fatma për aftësitë e saj si moderatore në Intv me emisionin funday.
Duket se qe kuzhina ajo që bashkoi dy të rinjtë dhe pikërisht emisioni Kripë dhe Piper lu edhe Fatma ishte e ftuar të gatuante me Alfion dhe Indritin.
Që kur vendosën të mos e mbanin më të fshehtë dashurinë e tyre, Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani kanë rrëmbyer mjaft vëmendje dhe konsiderohen një cift mjaft I preferuar I showbizit. Mes tyre duket që ka mjaft harmoni, por ekziston dhe ndonjë moment fërkimesh, si tek të gjithë, në fund të fundit.
Por Fatma tregoi tek “ Thumb“ se një ditë qenka grindur pak më keq. Kanë qenë duke bërë intervistë për një revistë, dhe kur gazetarja e ka pyetur se cfarë mendon për emisionin e partneres, ai është përgjigjur: ‘Nuk e kam parë asnjëherë’
Moderatorja është mërzitur shumë, e s`kanë folur dy ditë, madje sic rrëfeu, ka qenë gati edhe të ikë nga shtëpia. Megjithatë, në fund rrëfeu se patneri është mjaft romantik e i ka shkruar dhe letra.