Burime nga Partia Demokratike tregojnë se të martën në orën 09:00, kjo forcë politike do të nisë firmosjen e marrëveshjes për krjimin e koalicionit opozitar.
Me koalicionin e PD bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.
Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.
Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU./ Gazeta Liberale