Filloi që në 1992, Rusia prodhon nëndetësen e re me kapacitet bërthamor

0
149

Nëndetësja Belgorod u nis më 23 prill në qytetin veriperëndimor të Severodvinsk.

Rusia ka lëshuar një nëndetëse të re me kapacitet bërthamor që besohet se mund të mbajë një dron bombardues. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i përcolli procedurat përmes një video-lidhje nga Shën Petersburgu. Ndërtimi i nëndetëses filloi në vitin 1992, por u vonua disa herë për shkak të çështjeve të financimit.

Gazetarët nuk u lejuan të fotografojnë apo incizojnë lëshimin e nëndetëses. Karakteristikat e saja operacionale konsiderohen si informacion i klasifikuar në Rusi. Në fjalimin e tij vjetor më 1 mars 2018, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin foli për një numër të armëve të reja që po kalonin fazën e testimit, duke përfshirë ato me aftësi bërthamore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here