Ish- deputeti i PD Tritan Sheu ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të dy mjekëve në spitalin e Elbasanit, pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Dbrova.
Në një postim të bërë në Facebook Sheu shkruan se arrestimi i mjekëve “si të ishin kriminelë të rrezikshëm”, është i gabuar.
“Arrestimi mbreme i dy mjekeve si kriminele te rrezikshem ne Elbasan, nje ngjarje e shemtuar, qe nuk i sherben as te vertetes, as maredhenieve mjek-pacient e as zhvillimit te sherbimit.
Se pari dua te shpreh keqardhjen e thelle e ngushellimet e sinqerta per ate jete qe humbi gjate procesit te lindjes”, shkruan Shehu.
“Por dua te theksoj se ai arrestim eshte i pa dobishem, provokativ e pa precedence kudo ne boten demokratike, dhe synon:
1. Te mjegulloje pa aftesiene a mungesen e vullnetit te organeve shterore ne identifikimin e kapjen e krimineleve te vertete e te rrezikshem, qe bredhin rrugeve, vecanerisht kjo ne Elbasan.
2. Kerkon te anatemoje pa te drejte mjeket e personelin per problemet e medha, qe ka sistemi i yne shendetesor, duke i dashur t’i ktheje ata nga nje grup i nderuar e i dedikuar, ne nje “bande banditesh” ne syte e publikut.
Te tilla masa ekstreme ndaj mjekeve nuk mund kryhen pa perfunduar ekzaminimi anatomo patologjik, pa u realizua analiza kliniko- patologjike, pa u dorrezuar raporti mediko legal, pa nje proces gjyqesor etj, hapa keto te domosdoshme teknike e ligjore.
Duke mos dashur te hy ne detajet e ngjarjes, desheroj te them se mjeku per problemet e tij profesionale nuk mund te trajtohet si nje keqberes, qe kapet ne flagrance duke kryer nje krim te rende.”, përfundon ai.