Bardhi: Ja pse partia e Patozit nuk mund të hyjë në zgjedhje…

0
159

I pyetur për partinë e re të krijuar nga Astrit Patozi, “Bindja Demokratike”, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se vendimi është marrë një ditë pasi opozita vendosi për të mos u regjistruar në zgjedhje dhe se në këtë mënyrë janë bërë “fasadë e qeverisë”.

“Së pari shqiptarët janë të përfaqësuar nga ata që kanë votuar. Nuk mund të thuash se do përfaqësosh shqiptarët, kur shqiptarët nuk të kanë dhënë mandat përfaqësimi. E dyta, të pretendosh të hysh në zgjedhje, kur nuk ke krijuar ende parti, sepse sot ka skaduar afati, do të thotë se je duke i kryer një shërbim Edi Ramës, pasi si rregull, dhe këtu po flas si jurist, kjo parti nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar në gjykatë.

Në zgjedhje nuk marrin pjesë kandidatët për parti politike, por marrin pjesë partitë politike. E vetmja rrugë apo mënyrë që kjo parti, kandidatë për të qenë parti për të qenë të saktë, të marrë pjesë në zgjedhje, do duhet që Edi Rama t’i japë një urdhër politik KQZ-së për ta regjistruar këtë parti në zgjedhje. Nëse kjo ndodh, besoj se shqiptarët kuptojnë realitetin se ku është krijuar kjo parti dhe kujt i shërben kjo parti e krijuar” ,  tha Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here