Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora është shprehur se ambasadori shqiptar në Holandë nuk ka qenë një njeri me kredibilitete të larta publike.
Në debat me deputetin Ulsi Manja, Çipa e pyeti socialistin që t’i tregonte emrin e ambasadorit shqiptar në Holandë. Deputeti Manja i vënë në vështirësi e ka shmangur përgjigjen duke mos përmendur një emër.
Biseda në studio:
Aleksandër Çipa: Kush është Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë? Kjo ka shumë rëndësi.
Ulsi Manja: Kjo s’ka shumë rëndësi.
Aleksandër Çipa: Ka shumë rëndësi. Nuk e di në Shqipëri kush është ambasadore.