Një sqarim, për sulmuesit e Agron Tufës….

0
150

Nga Kastriot Dervishi

Për të sqaruar paqartësitë dhe sulmet e kota me karakter thellësisht idiot kundër Agron Tufës, mirë është që për librin e autorit Çelo Hoxha të dihen procedurat e miratimit të tij.

Me vendimin nr.3, datë 28.7.2014, Bordi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, i përbërë nga: Kolec Topalli (kryetar), Pjetër Pepa, Uran Butka, Nebil Çika, Romeo Gurakuqi, Gëzim Peshkëpia, Alfred Lako, ka vendosur botimin e një sërë librash (përfshi edhe librin e debatuar me vonesë). Në bazë të këtij vendimi, drejtori ekzekutiv është i detyruar ta zbatojë atë.

 

Agron Tufa pra, zbaton vendimet e Bordit dhe Këshillit Shkencor. Ai përgjigjet para Bordit. Para Kuvendit përgjigjet Bordi dhe jo drejtori ekzekutiv. Lufta e “antifashist?ve” enveristo-komunistë ndaj Agron Tufës është thjesht me karakter personal, mediokër dhe enverist, por nuk lidhet me asgjë ligjore dhe morale. Ajo në thelb mbron diktaturën komuniste dhe persekutorët e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here