80-vjeçari pëson krizë në zemër!! Ja çfarë ndodhi në Kakavijë…

0
215

Teksa priti prej disa orësh të kalonte doganën greke në pikën e Kakavijës, për të udhëtuar në shtetin grek, një pasagjer 80-vjeçar është në rrezik për jetën.

Një krizë në zemër e ka kapur pasagjerin, Beqo Mara për shkak të lodhjes dhe me shumë vonesë ka mbërritur ambulanca për ta marrë.

Mara sapo është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjende të rëndë.

Pasagjerët e autobusit njoftojnë se forcat e policisë shqiptare dhe greke janë afruar për të dhënë ndihmën e shpejtë.

Kështu shprehet edhe Saimir Maloku, pasagjer teksa tregon ku i ka dhënë ndihmën e parë. “E mbajta me masazhe, i dhamë ‘adalat’ se i kishte 110 rrahjet e zemrës, e nxorëm në ajër të pastër”-tregoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here