Një shqiptar është aksidentuar paraditen e sotme në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Teramo, rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa shqiptari i moshës 36-vjeçare është dërguar në spital.
Sipas të dhënave nga mediat e shtetit fqinj, 36-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një traktor kur edhe ka bërë aksidentin.
Gjendja e tij mësohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe është shtruar në spital.
Mjekët janë shprehur si ai duhet të qëndrojë për 30 ditë nën kontroll