Fermerët i vënë ‘flakën’ Bradasheshit: Rama e mori tepsinë, babëzia e qeverisë e patolerueshme

Bashkë me protestuesit sot janë bashkuar edhe shumë fermerë të cilët kanë shprehur të gjithë pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes Rama që sipas tyre po i varëfëron nga dita në ditë.

“Këta bëjnë vetëm propagandë duke ndryshuar emra e inistucioneve, gjasme i shkrijnë, ndërsa edhe ato pak fonde që janë nuk shkojnë kurrë te femeri. Gjasme po bëjnë reforma, por kjo është thjesht për ta ndarë Shqipërinë sipas tepsisë që do kryeministri. Ne e shikojmë se si ndahen investimet, dhe ato nuk ndahen në funksion të ekonomisë.

Babëzia e kësaj qeveria dhe propagandës së saj është e patolerueshme, por ne nuk jemi në epokën e guri kur nuk kuptojmë”, tha protestuesi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko