Sipas ish deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia, largimi i Edi Ramës është një mision qytetar.
Postimi i plotë i Bardh Spahisë:
LARGIMI I EDI RAMES, MISION QYTETAR
Aksioni i sotëm ishte një mesazh mosbindjeje civile për kryeministrin më të paaftë në historinë e Shqipërisë! Një rikujtesë se qytetarët i ka kundër nga veriu në jug, e se nuk do ta lejojnë të shkojë më larg, me lidhjet e errëta me krimin e oligarkët!
Ky është realiteti sot në Shqipëri: opozita me qytetarët në protestë kundër kryeministrit të korruptuar e me vota të blera, që nuk pranon një sistem fasadë, e në shërbim vetëm të një njeriu!
Duam një Shqipëri pa Edi Ramën; një Shqipëri të cliruar nga dështaku i varur pas pushtetit, që si Enveri ëndërron të bëjë votime fasadë e me opozitë fasadë! Kjo nuk ka për të ndodhur! Harroje Edi Rama! Atë model e kemi shembur 30 vite më parë, duke përmbysur partinë që ke marrë peng, për të siguruar karrigen!
Sot shqiptarët kërkojnë zgjedhje të lira dhe duan të clirohen nga diktatura e re, që u ka bllokuar të tashmen e të ardhmen, e prandaj Partia Demokratike është krah tyre për ta përmbushur këtë mision.
Edi Rama mund të blejë individë, por nuk blen dot popullin opozitar. Zgjedhjet e lira as blihen e as negociohen! Janë një e drejtë kushtetuese e fituar prej tre dekadash!
Nuk do ketë kthim pas për këtë! Sa më parë ta kuptosh, aq më mirë do jetë! Ne as lodhemi e as dorëzohemi!