Sot opozita e bashkuar ka dalë sërish në rrugë duke bllokuar akset kryesore të vendit.
Banorët dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe opozitës në Fier kanë nisur të mblidhen në rreth rrotullimin e qytetit për të bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.
Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi tha se banorët po mbështeten nga kreu i PD-së Fier, Luan Baçi dhe ish-deputetit Enkelejd Aliabeaj. Kreu i PD-së për qarkun e Fierit ka deklaruar se protesta e sotme është një protestë qytetare kundër mënyrës se si po qeveriset vendi.
Ndërkohë që protestues të shumtë janë nisur nga Shkodra në drejtim të rrugës së Milotit ku do ti bashkohen kryedemokratit Lulzim Basha.
Xhevdet Amulli, kryetari i PD Shkodër, tha se qytetarët nuk kanë për t’i ndaluar protestat e tyre deri në largimin e Edi Ramës dhe plotësimit të kërkesave. Sipas tij, qytetarët do të bllokojnë të gjitha akset klryesore kombëtare në shenjë protese ndaj qeverisë.