Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kritikuar qeverinë Rama për sulmet ndaj medias. Sipas ish-deputetes vetëm me largimin e kryeministrit Rama, media do të jetë e lirë.
Në rrjetin social “Facebook” Vokshi deklaron se sot liria e medias në vend është në një nivel alarmant.
Statusi i Albana Vokshit:
Para disa ditësh, Reporterët pa Kufinj deklaruan që:
“Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018”. “#Gazetarët që janë subjekte të fyerjes, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit”. Raporti bën fajtor Kryeimistrin @Rama i cili përdor gjuhë agresive ndaj gazetarëve duke i quajtur “kazan dhe fabrika lajmesh të rreme”.
“Vetëm në 18 muajt e fundit, #gazetarët janë qëlluar me plumba në shtëpitë e tyre, janë kërcënuara më armë zjarri, ndaj tyre është përdorur gaz në rrugë, janë kërcënuar me jetë edhe live në televizione, ju është revokuar leja e qëndrimit, janë targëtuar në fushata përbaltjeje si dhe janë paditur.” “Të panumërta janë rastet e gazetarëve shqiptarë të ngacmuar, që kanë humbur vendet e punës ose janë kërcënuar me pushim nga puna dhe shumica e atyre që bëjnë raportime të pavarura, nuk përdorin emrat e vërtetë nga frika e përndjekjes.”
“#Shqipëria cdo ditë e më shumë po bëhet një vend i rrezikshëm për punonjësit e medias – raporton Exit.al. #LiriaEMEdias
Nën regjimin e Edi Ramës, nuk ka siguri për gazetarët e nuk ka media të lirë. Clirimi i medias në Shqipëri, vetëm me largimin e Edi Ramës.