Një superskandal në horizont!!! Çfarë pritet të ‘shpërthej’ së shpejti?!

0
132

Partia Demokratike sigurisht që disponon informacione dhe materiale që përfshijnë aktivitet kriminal të anëtarëve të qeverisë të cilat kalojnë në një filtër verifikimi dhe dokumentimi të plotë. Sapo ne të dokumentojmë aferat të cilat do duhet t’i ndajmë me publikun do t’i bëjmë publike. Konfirmoj që po kemi informacione të cilat i kemi në përpunim dhe verifikim të mëtejshëm. Afera korruptive të kësaj qeverisje. Ministra, ish-ministra. Pra ministra në detyrë dhe ish-ministra e gjithë veprimtaria e kësaj qeverie”.

Këtë deklaratë e dha ditën e djeshme në Abc News, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duke paralajmëruar kështu edhe një seri skandalesh dhe aferash të reja të ministrave dhe ish ministrave të qeverisë Rama, të cilat do të bëhen të ditura për publikun së shpejti.

Kujtojnë se pavarësisht fakteve dhe dosjeve të reja që priten të shpërthejnë publikisht, në “tavë” janë edhe dosjet 339 dhe 184 të cilat po hetohen nga prokuroria me shpejtësinë e breshkës që prej dy vitesh. Deri më tani publiku është vënë në dijeni nga mediat shqiptare por veçanërisht Zëri i Amerikës, për disa përgjime ku shfaqen në pazar votash, eksponentëve të lartë të mazhorancës që shkojnë në nivel ministrash dhe kryebashkiakësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here