Partia Demokratike do të protestojë sot në 5 Qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë, në nyjet kryesore rrugore duke kryesore rrugore në vend.
Gazetari Enver Doçi, referuar burimeve të PD Dibër raporton për “BalkanWeb” se janë nisur rreth 1 mijë simpatizantë drejt autostradës së Milotit, aty ku edhe do të përqendrohet protesta për zonën e Veriut. Doçi thotë se demokratët dibranë po udhëtojnë me makina personale por edhe me autobusë. Në krye të tyre ndodhet ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi.