Gazetari Ylli Dylgjeri në rrjetin social Facebook, ka komentuar me tone ironizuese deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për krijimin e “Bindjes Demokratike” dhe drejtuesin e saj, ish-nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi.
Sipas Dylgjerit, pas fjalës Rama u ul sërish në karrigen e turpit, ndërsa shkruan se Patozin e njohin si një qen të ngordhur të PD-së.
Statusi:
Nëse jeta ju ka dhuruar një limon, bëjeni një limonadë…
Nuk e kujtoj kush e ka thënë i pari këtë sentecë, por të fundit e mbaj mënd. Tani biles sapo e dëgjova prap në Kuvendin e Shqipërisë.
Edi Rama quhet. E rimori sërisht temën e kryetarit të ri, të bindur të Partisë Astrit Patosit, e pasi e shtrydhi sipas mënyrës së Tij, në fund i tha publikut: Do ta pini këtë limonatë kur të vini për urimin e largimit të Bashës. Kaq tha- dhe mblodhi lëkurët e shtrydhura në Kuvend e shkoi sërisht në karriken e turpit, në krye të Qeverisë. Harroi serisht Rama se zotin Patosi sot (të më falë për krahasim ), e njohin si një qen i ngordhur i PD-së. Dhe qenin e ngordhur nuk e rreh njeri…Edhe kjo nuk është elegante.
© SYRI.net