Ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë, sot opozita e bashkuar ka dalë sërish në rrugë duke bllokuar nyjet kryesore të vendit.
Me nisjen e protestës së opozitës, regjistrohet edhe incidenti i parë te rrethrrotullimi i Shqiponjës në Tiranë.
Një qytetar tentoi të çajë turmën me makinë, por u ndal nga protestuesit.
Është dashur ndërhyrja e krerëve të opozitës dhe kryetarit të PR-së Fatmir Mediu që situata të mos angravohej.