Vështirë që Shqipëria të diskutojë me BE-në para 2025! Deklaratë e fortë nga Hoyt Yee…

0
126

Ish-zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee shuan shpresat për një integrim të Shqipërisë në BE, brenda vitit 2025.

Në një diskutim në Institutin Ndërkombëtar Republikan në Uashington, me temën: ‘Zgjidhja e së pazgjidhurës në Ballkanin Perëndimor’, ai tha se:

‘Anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025 nuk është real’.

I njohur ndryshe si ‘Buldozeri’, Brian Hoyt Yee thotë se bashkësia ndërkombëtare momentalisht nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se as BE-ja, as SHBA-ja nuk po i kushtojnë rajonit rëndësinë që do të duhej.

Hoyt Yee ishte një nga aktorët kryesorë të arritjes së marrëveshjes mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës gjatë krizës politike të vitit 2017.

Sa i përket takimit të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron ai thotë se nuk është vendimtar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, por është një shans për të biseduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here