Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktori Romir Zalla në një postim në rrjetin social Facebook kanë reaguar pas heqjes së gërmave tek Teatri Kombëtar.
“Godinës së Teatrit Kombëtar sot natën, si hajdutë ordinerë, i kanë zhveshur gërmat. Është turp dhe mjerim i madh që jemi katandisur të qeverisemi nga njerëz që pronën publike dhe pasuritë kombëtare i shohin veç si mall që duhet grabitur në funksion të pasurisë së tyre. Turp!”
Ndërsa aktori Romir Zalla me ironi shkruan se kërkon ndihmë nga shteti për të zbuluar autorët. “Alo, shteti! Dua të denoncoj një hajdut ordiner, një keqbërës që ka vjedhur dhe dëmtuar pronën publike…”, shkruan aktori.