Tufa flet për sulmet që i vijnë nga deputeti i PS-së, ja kush është shkaku…

0
125

Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për sulmet që i vijnë nga deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho dhe persona të tjerë. Tufa thotë se këto sulme vijnë për shkak të aktivitetit të tij dhe denoncimit me fakte, të krimeve të kryera në diktaturë.

“Shkaku i sulmeve ndaj meje, është nxjerrja nga hici, mbi 100 tituj, që janë bërë platformë bazë mbi studimet e thelluara mbi diktaturën.  Ne kemi ofruar të gjitha llojet e krimeve të komunizmit, nga ekonomia, feja, kultura. Ato kanë dalë në dritë dhe kjo ka nisur të bëhet shqetësuese. Aktiviteti përfshin veprat, studime informuese, filma artistikë, aktivitete, konferenca, albume.

 As nuk e kam njohur dhe as e njoh, por Braho përfaqëson dicka që nuk e përfaqësoj unë. Braho është Shqipëria e diktaturës, Shqipëria e gjyqeve, ndëshkimeve me pushkatime.

Një njeri, që gjërat i sheh vetëm bardh e zi, njeri që nuk njeh jetën me ngjyrat. Si ekzistencë ai është aty tek viti 55-56, edhe pse frymon në vitin 2019. Edhe ëndrrat i sheh me Enver. Kuptohet edhe nga ligjërimi, gjestet, sjelljet, kanosjet.

Dua që ky format të fshihet nga jeta e shqiptarëve. Nuk shpresoj në ndonjë ndjesë, apo ndryshim por ky është një test i shoqërisë shqiptare.

Ne përballemi në vitin 2019, në këto nivele dhe përjashto mediat, shoh që gjithcka është mpirë, është një sehir popullor. Reagimet mungojnë, vëshguesit ndërkombëtarë nuk flasin. Kështu pra po krijohet, e 25 ditë, front lufte, një media e angazhuar ditë për ditë më lincon cdo ditë, më veshin me rrobat fashiste të Benito Musolinit.

Unë vazhdoj të anatemohem, të cilësohem edhe vrasës, me epitete fyerse dhe kërcënuese. Une e kam dëshmuar me dokumenta kush është vrasësi. Unë faktoj dicka dhe vazhdoj me tutje. Por nuk mund të përballoj, figura që shkruajnë cdo dite, kur lodhen fillojnë të tjerët.

Mua nuk më ka dalë ndonjë person me pistoletë përpara, por forma kërcënime, me fjalë. Kur për 25 ditë rresht, gazeta shpif, flet, kërcënon, hyni në komentet poshte, cfarë thonë, pse nuk e hiqni qafe përse nuk e vrisni. Unë jam i kërcënuar, i shantazhuar, me thirrje vriteni atë. Në mënyrë metaforike, kam pohuar, që shteti po drejtohet nga ish sigurimsat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here