U nisëm me urgjencë/ Zjarrëfikësit në polici: Menduan se do prishnim mitingun Ramës

0
140

Drejtori i Zjarrfikësve në Shkodër, Agron Dibra, ka folur pas shoqërimit të 4 prej punonjësve të tij në Polici, pas dyshimeve se po prishnin mitingun e kryeministrit Rama.

Dibra shprehet se janë mbajtur për rreth një orë në polici dhe pasi janë marrë në pyetje dhe u bënë verifikimet janë lënë të lirë, por pa u kërkuar as ndjesë.

“Morëm njoftim për një rrjedhje gazi në një banesë pranë stadiumit. Jemi nisur me urgjencë dhe për të shkuar zgjodhëm rrugën më të shkurtër. Arritëm në vendngjarje dhe lokalizuam vendin ku po rridhte gaz nga një bombolë gazi. Bëmë detyrën tonë. Kur u larguam, policia e Shtetit ndaloi makinën e zjarrfikëses dhe për mbi 1 orë i ka mbajtur në komisariat. Ne nuk kishim njoftim se kryeministri po zhvillonte miting. Ne vepruam për të shkuar në kohë rekord. S’kishim nga ta dinim. Ata menduan se ne kishim tentativë për të prishur miting, gjë që nuk është e vërtetë, sepse salla njoftoi për një rrjedhje gazi dhe ishim në krye të detyrës. Pasi efektivët u mbajtën në komisariat dhe u bënë verifikimet doli në dritë se ne ishim duke bërë detyrën dhe s’kishim lidhje me asnjë parti politike. Efektivët tashmë janë liruar, por nga ana e policisë nuk ka patur asnjë reflektim. Nuk ka patur asnjë ndjesë!”, tha Agron Dibra për Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here