Greta Zani, një nga këngëtaret më të dashura për publikun ishte e ftuar tek “Rudina” ku tregoi edhe se si e nisi rrugëtimin në muzikë.
“Nuk e kisha menduar që do bëhesha këngëtare. Nuk fitova në Lice dhe pas përfundimit të shkollës vazhdova gjimnazin. Gjyshi im ishte iniciativa e parë që unë të vazhdoja kanto, por fati nuk deshi. Konkurrova dy herë dhe nuk fitova.
Në gjimnaz e lashë këngën fare. Por ishte përsëri gjyshi ai që më çoi në miniansamblin e Ministrisë së Rendit në 1992. Tenori Nevruz Yzeiri kur më dëgjoi më tha: Ti nuk do bëhesh inxhiniere, do bëhesh këngëtare. E kam nisur karrierën me muzikë të lehtë, të huaj dhe kisha shumë kurajo nga të tjerët që duhej të vazhdoja. Kur u hapën kufijtë dhe kur leku ishte sheshit u josha dhe iu futa muzikës popullore”, tregoi Greta.