Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në rrjetin social Facebook ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit Rama. Krimi në Shqipëri sipas Braimllarit është frymëzuar nga Rama, ndërkohë që thekson se opozita i ka të gjitha mundësitë që të mos e lejojë kryeministrin të instalojë një regjim monist.
Statusi:
Shqipërinë e ka destabilizuar, stabiliteti i krimit të organizuar që ka përfshirë qeverinë “Rama” dhe pjesën më të madhe të parlamentit. Stabiliteti i krimit që është përkrahur dhe frymëzuar nga Edi Rama po cënon të ardhmen evropiane të vendit. Opozita i ka të gjitha mundësitë për të mos lejuar zgjedhje farse në këtë vend që Rama të instalojë një regjim monist. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë dhe kemi përkrahjen e jashtëzakonshme popullore. Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë.
Revolta popullore do ta largojë këtë kryeministër antikombëtar që shkatërroi vendin, mbolli varfëri dhe krim, që largoi Shqipërinë nga BE dhe shkatërroi të gjithë jetën sociale në vend.