“Mua më dridhet zemra, se thonë ik.. ik!” “Rrëshket” dhe Rama, ngatërrohet me shifrat në Elbasan

0
141

Nga Elbasani, ku mori pjesë në takimin “Bashkia që duam” kreu i qeverisë Edi Rama, u ngatërrua në shifra ndërsa solli në vëmendje bursat e studentëve.

Ndërsa u ndal në tarifat e studentëve, për të cilat tha se cdo prind i paguan ato të përgjysmuara, Rama përmendi bursat për studentet, por përllogaritja në lekë për vit, e në muaj, e ngatërroi kryeministrin.

Mua më dridhet zemra, se thonë ik ik ik, për të ik unë, po bie ai tjetri nga pema. E sot, qe kur morëm besim për të qeveris pa fallxhoren kemi dëgjuar 41 mijë njerëz. Edhe studentët kush i dëgjonte më parë. Dalin në protestë e thonë e para, mos afrohet opozita, e dyta këto duam të na i zgjidhë Edi Rama. Ndërkohë po të ishin normal ata do të thoshin të ikë Rama e të vinë këta, po jo ata thonin mos të vinë ata fare. E këta maskoheshin e futeshin në protestë. I dëgjuam dhe i dhamë të drejtë studentëve. Dhe sot prindërit paguajnë 50 % të tarifës për të gjithë studentët, ata me ndihmë ekonomike apo të shkëlqyerit i paguan qeveria. Marrin edhe bursë, 1.2 mln lekë në vit. 200 mijë lekë në muaj, më falni 100 mijë lekë në muaj. Se u bëra edhe unë si Luli, 7*7 bëjnë 42. Se kështu është ajo, më thuaj me kë rri të them se kush je. Po ca të bëj, u detyrova të rri me atë që doja ta fus në zgjedhje , tani do prap të rri me të që të hyjë në zgjedhje po kam unë kohë të merrem me Lulin tani.

Ore, unë mund të merrem prap po atë s’e le fallxhorja, se unë i them hajde po ajo i thotë jo edhe pak se këtu të filxhani E po bie L po ngrihet, e kam pa E përmbys, i thotë falloxhorja e mbyti në kafe turke e shkatërroi. Është rrit konsumi i kafes te SHQUP-i. Piq kafe, fut filaxhan ndiz furnelat.” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here