Aktiviteti i sotëm “Bashkia që Duam”, organizuar në Elbasan, u shoqërua me mbi 100 policë me skafandra, të ciltë u përplasën me protestuesit në rrethrrotullimin e Bradasheshit me qëllim për ti hapur rrugën Edi Ramës.
Mësohet se në krye të këtyre policëve ka qenë Albert Nushi, drejtuesi i policisë që u kap në përgjime duke i ofruar para Alfred Alizoti me qëllim që ky i fundit të hiqej sikur ishte ai Agron Xhafaj, në përgjimin e Babales.
Por sipas Partisë Demokratike, paniku dhe dhuna ndaj protestuesve që lëshonin thirrjen “Rama ik” nuk e shpëtojnë dot kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.