Ish-lojtari i Kombëtares, Vllaznisë dhe Lacios, ishte një nga arkitektët e Partizanit, ku kontribuoi për 7 vite si lojtar dhe 9 vite si trajner. Dy ditë më parë ka qenë 35 vjetori i ndarjes nga jeta i një prej korifejve të futbollit shqiptar, shkodranit Loro Boriçi.
Përpara sfidës ndaj Laçit, lojtarët e Partizanit do të veshin një bluzë të dedikuar në kujtim të Loros së madh, që u nda nga jeta më 25 prill të vitit 1984 pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 62-vjeçare.