Demokrati Ivi Kaso i kundërpërgjigjet kryeministrit Rama: Vendimi i sotëm i KQZ-së për ta regjistruar Bindjen Demokratike është i paligjshëm, por tregon se kjo forcë është paterica e Ramës, me qëllim që të zbehë mungesën e opozitëssë vërtetë në zgjedhje.
“Vendimi i paligjshëm dhe politik i shumicës së Ramës në KQZ është një tjetër provë për opozitën se Edi Rama është armik i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.
Ndërkohu kryeministri Rama i mëshon idesë së tij se Astrit Patozin e ka shtyrë Sali Berisha të krijojë parti, për këtë vjen një përgjigje vjen nga Ivi Kaso.
STATUSI
Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete.
Vendimi i paligjshem dhe politik i shumices se Rames ne KQZ eshte nje tjeter prove per opoziten se Edi Rama eshte armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Sot KQZ ka vendosur te regjistroje si parti politike ne zgjedhje, nje subjekt qe ligjerisht nuk konsiderohet parti politike, per shkak se vendimi i regjistrimit i shkalles se pare nuk ka marre forme te prere. KQZ, ka rrezuar edhe qendrimin e vet te meparshem per kete ceshtje, kur ne nje rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mosregjistrimin e subjektit ne zgjedhje.
Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!