Buzhala akuza Hashim Thaçit e Baton Haxhiut: Gjermania u mbyli derën ndryshimit të kufijve

0
128

Berat Buzhala deklaroi nga Berlini për emisionin Open se në Samitin e Ballkanit Perëndimor çështja e rishikimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur përfundimisht.

Sipas Buzhalës, Hashim Thaçi ka dashur të minimizojë fuqinë e këtij samiti dhe peshën e Gjermaninë. “Thaçi nuk ka mandat për të folur për ndarjen e Kushtetutës. Ka shkelur Kushtetutën dhe bën me kokën e vet. Nëse Presidenti jep deklarata të shthurura në harkun e 8 muajve, ne si gazetarë duhet të flasim. Është i papërgjegjshëm dhe ka gënjyer në shumë raste gjatë javëve të fundit”.

Gjithashtu, Buzhala ka sulmuar fort Baton Haxhiun, i cili deklaroi pak ditë më parë se Gjermania ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Sipas Buzhalës, një deklaratë e tillë është e dëmshme për Kosovën. Botuesi i gazetës “Express” tha se SHBA nuk do të ketë peshë të madhe në të ardhmen, pasi kjo do të jetë në dorën e Francës dhe Gjermanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here