“Partia më e fortë”/ Pedro Sanchez fiton zgjedhjet, por nuk krijon dot qeverinë

0
158

Partia Socialiste e Punës, PSOE e kryeministrit, Pedro Sanchez në Spanjë del partia më e fortë në zgjedhjet parlamentare, por nuk arrin të kapë shumicën absolute. Sipas prognozave as kampi i majtë dhe as ai i djathtë nuk mund të krijojnë dot qeverinë.

Në bazë të njoftimeve paraprake nga televizioni RTVE dhe instituti studimor, Gad3, PSOE arriti vetëm 28,1% të votave.

Sipas prognozave socialistët edhe bashkë me aleancën e majtë të Unidas Podemos nuk arrijnë të marrin shumicën absolute prej 350 vendesh. As kampi konservator i Partisë Popullore, partisë liberale, Cidadanos dhe partia ultranacionaliste, Vox nuk arrin të krijojë dot shumicën.

Partia ekstremiste Vox, futet në parlament për herë të parë me rezultatin 12%.

Në këtë konstelacion rezultati, duket se rëndësi marrin partitë nacionaliste baske apo katalane, që mund ta ndihmojnë kampin e majtë me mandatet e tyre për të krijuar shumicën.

Por grindja për përpjekjet për pavarësi të rajonit katalan, bëri që kryeministri Sanchez, si kreu i një qeverie minorance të mos e kalojë dot në parlament buxhetin, hap që solli zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /DW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here