Sherri Braho-Tufa/ Pyetje publike Ramës, Entela Kasi: A do t’i bashkohesh thirrjes së PEN International?

0
158

Poetja Entela Kasi, në rrjetin e saj social në Facebook, i drejtohet me një pyetje kryeministrit Rama: A do mundet të solidarizohet me shkrimtarin Agron Tufa, në debatin që tashmë ka shkuar në Gjykatë për krimet gjatë kohës së komunizmit.

“A do të mundet Edi Rama artist, të drejtohet nga parimet themelore të lirisë për të nënshkruar me vullnetin e lirë, garancinë e jetës së shkrimtarit Agron Tufa, e t’i bashkohet thirrjes të PEN International, lidhur me këtë çështje në Shqipëri? Kujtoj se Kryeministri Rama u solidarizua me Oleg Sentsov para pak kohësh në Shqipëri. A do ketë të njëjtin qëndrim Kryeministri i vendit në rastin e shkrimtarit Agron Tufa?”

I ftuar disa ditë më parë në “Top Talk”, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka deklaruar se 519 ish-sigurimsa janë punësuar në Policinë e Shtetit duke shtuar se ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar.

Lidhja e Tufës me Oleg Sentsov

Oleg Sentsov ka qënë një regjisor dhe producent filmash në Ukrainë. Sentsov ishte një kundërshtar aktiv i pushtimit derisa në maj të vitit 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia u arrestua nga shërbimi i sigurisë ruse me akuzën për terrorizmin. Pavarësisht se dëshmitë ishin të pamjaftueshme apo edhe vet Sentsov nuk u deklarua fajtor asnjëherë, ai u dënua me 20 vjet burg. Filmi për jetën e tij u shfaq edhe në Tiranë, ku Rama ishte i pranishëm bashkë me bashkëshorten.

Si nisi përplasja mes Tufës dhe Brahos?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Tufa ka akuzuar Spartak Brahon ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here