Donte ti ikte patrullës së policisë, kapet me armë zjarri 36-vjeçari

0
150

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është shtetasi Q.M, 36 vjeç, banues në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës, kanë konstatuar një person të dyshimtë i cili porsa ka parë Policinë ka tentuar të largohet me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Gjatë kontrollit personal që iu bë këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here