Raporti i INSTAT rrëzon Ramën, vetëm tre ditë më parë deklaroi ulje të kriminalitetit

0
249

Kriminaliteti në Shqipëri  ka shënuar një rritje gjatë viti 2018.  Sipas shifrave zyrtare, numri i veprave penale gjatë vitit që lam pas u rrit me 0.4 %  krahasuar me  vitin 2017 dhe ajo që bie në sy është se ka pasur një numër më të lartë vjedhjesh gjatë 2018-ës kryesisht të bizneseve.

Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi: “Kemi përgjysmuar numrin e vrasjeve”. Ndërsa sot, raporti i Institutit të Statistikave, konstaton rritje të kriminalitetit.

Instituti i Statistikave  ka bërë publike shifrat  të cilat kanë tendencë rritje edhe sa i takon numrit të autorëve të veprave  penale  duke filluar që nga vrasjet me dashje e deri te shkelja  e rregullave të qarkullimit rrugor,  ku  dominojnë  meshkujt kryesisht ata që i përkasin grupmoshës 30-44 vjeç. Po ashtu,  rritje ka pasur edhe  në  numrin e të dëmtuarve ku pjesa  më të madhe të personave të dëmtuar  e përbëjnë ata për krime kundër personit.

LEXO EDHE  Bashkia Dibër i dha titullin “Qytetar Nderi”, Rama bën të vështirin…

Por ndryshe  nga  tendenca e kriminalitetit, procedimet penale të regjistruara  gjatë vitit 2018, kanë shënuar rënie me 0.2%  krahasuar me një vit më parë, ku rezultojnë të  jenë të regjistruara gjithsej rreth  31 mijë procedime penale, pjesën më të madhe të të atyre  të regjistruara  e përbejnë ato për vjedhjet  dhe shkeljet e  rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë  një rënie me 0.7 %  ka pasur edhe  sa i takon numrit të të pandehurve dhe të burgosurve  gjatë vitit 2018, ku dominojnë  të rriturit dhe numri më i lartë it ë burgosurve, sipas shifrave të INSTAT janë ata për krime në fushën e drogës ndjekur nga vrasjet dhe vjedhjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here