“Tradhëtari” i PD-së kandidon i pavarur!” “Hajdari po i jep oksigjen Ramës”

0
135
Deputeti i PD, Bedri Hoxha, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar per projektligjin "Per auditimin e brendshem ne sektorin publik". /r/n/r/nLawmaker Bedri Hoxha during a parliamentary session.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha ka shpallur kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e bashkisë Klos, e qarkut Dibër.

Hoxha theksoi se djegia e mandateve është fatale për PD dhe për demokracisë, raporton dosja.al. Ai ka treguar edhe prioritetet e tij nëse fiton këtë bashki, duke nisur që nga riaktivizimi i thertores së qytetit dhe tregut.

“Vendimi për të kandiduar si i pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit, nëse ato do të mbahen, nuk është për të kundërshtuar vendimin e PD, por si një mundësi ekstra ku demokratët dhe e djathta në tërësi të ndihet e përfaqësuar.

Unë mendoj se dorëzimi i mandateve nga opozita ishte gabim fatal që mund të rezultojë me pasoja afatgjata për vetë PD dhe demokracinë e brishtë shqiptare. Bojkoti i Parlamentit mendoj se do të ishte rruga më e mirë për arritjen e objektivit për zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën Kryeministër”, thotë Hoxha.

Sipas tij, mosdorëzimi i mandateve ka qenë një vendim i drejtë, por Rama duhej lënë të fliste me veten dhe jo me “opozitën e re”, siç e quan ai.

“Ky lloj luksi nuk i duhej krijuar, edhe pse po e bën atë edhe më qesharak nga ç’ ishte deri më sot .Edhe pse e ka humbur durimin, prezenca në sallën e kuvendit e “opozites se re “, e bën atë disi më komod me ndërkombetarët”, thekson Hoxha. Ndërkohë lidhur me protagonizmin e Rudina Hajdarit, Hoxha thekson se ky lloj protagonizmi, nuk bën gjë tjetër, veçse dërgon oksigjen në reaminacionin ku ndodhet i shtruar z. Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here