Këmbanë alarmi, Malaj: 1 Maj, nevoja për punë është kryefjalë e protestës

0
143

Nga Nora Malaj:

1 Maji dhe thirrja duam punë!

Në ditën ndërkombëtarët të protestës së puntorëve , 1889 pas rreth nje 130 vite , përsërit Shqipërinë e gjeti në protestë.
Kryefjala e protetstave të sindikatave të mësuesve , minatorëve , mjekëve , shoqërisë civile , ishte nevoja për kushte dhe standarte punësimi , për rroga më të larta , për siguri e garanci në punë, për vlerësim dhe politika punësimi për të gjitha shtresat e shoqërisë.

115 vjet më vonë, punonjësit shqiptarë janë më të nënpaguarit e Europës (paga minimale prej 211 eurosh është më e ulëta në Europë), punojnë mesatarisht 200 orë në vit më shumë se europianët, sipas Eurostat, ndërsa ka një informalitet në tregun e punës prej rreth 30%, çka nënkupton se një në tre punonjësi ose nuk i paguhen sigurimet, ose i deklarohet paga më e ulët sesa ajo reale, sipas një vëzhgimi të fundit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC).

Sot përsëri ky 1Maj sërisht shqiptarët i gjeti më të varfër se të gjithë popullatën e rajonit, me rroga më të ulta , me pasiguri jetese dhe me një

Ndërkohë 58% e grave dhe 39% e burrave shqiptare të moshës 15-49 vjeç deklarojnë se nuk janë të punësuar dhe as kane punuar gjekundi gjate 12 muajve sipas UNICEF.

Faktet kokëforta në këtë 1Maj tregojnë se këtu ka një deshtim të premtimit të pambajtur e të trupetuar nga qeveria për punesimin . Kjo është dhe arsye sot që të rinjtë enden dyerve te Europës. Papunësi masive që vjen prej taksave te larta, mbylljes së bizneseve, mungeses së investitorëve te huaj dhe driteshkurtësisë së qeverisë, kjo është tabloja që na jep 1Maji 2019!

Përsëri për shqiptarët në këtë 1 Maj nevoja për punë është kryefjale e protestës !
Tabloja sot tregoi se jemi shumë larg asaj që është premtuar! Këmbana e alarmit bien për premtimet e pambajtura nga ana e qeverisë dhe detyrimet që ka kohë që nuk po i mbanë , kjo qeveri, për taksapaguesit , qytetarët e saj! “Jetët tona fillojnë të marrin fund, ditën që ne do të heshtim për gjërat që kanë rëndësi”.
Të kërkosh punë është e drejtë dhe detyrim kushtetues! Po kush ta bëj vallë??? Ka kohë që për këte qeveri fjala punë dhe punësim ka dalë nga fjalori… Sa trishtim ! ???

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here