Pasi videoja e saj u bë hit në rrjet, ka reaguar edhe zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu.
Ajo shprehej: “Është e rëndësishme t’ia nisni me punë sepse atë që ju do të korrni, do të mbillni në të ardhmen”.
Por Haxhiu, ka reaguar sërish, ndërsa justifikon veten duke thënë se gjithçka është bërë e madhe, pa qenë nevoja, pasi sipas saj ajo që ka dashur të thotë ka patur një kontekst të caktuar.
Reagimi i Lorena Haxhiut.
“Ka tekst, por ka edhe kontekst” – citonte dikur një profesori im në auditoret e Fakultetit.
M’u kujtua sot, teksa portalet e futën në makinerinë e tyre dhe e nxorën të deformuar e jashtë kontekstit fjalën time të djeshme në çelje të Panairit të Punës.
“Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!” ishte fjalia ime përmbyllëse drejtuar të sapodiplomuarve, teksa prisnin të vizitonin stendat, për të korrur frytet e punës së tyre, pas vitesh të tëra studimi, lodhjeje, mundi e sakrifice. Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje… Nice try