Të largohen Donika Prela dhe Arta Marku/ Bushati: E keqja e Rilindjes duhet ndaluar me çdo mjet

0
233

Analisti Andi Bushati, nga studio e News24, e quajti një zhvillim pozitiv platformën e opozitës në lidhje me detyrat e qeverisë tranzitore.

Në varësi të propozimeve që opozita do të paraqesë, do të kuptohet nëse ato janë angazhime në favor të shqiptarëve, apo thjesht në favor të pushtetit të Bashës dhe Kryemadhit.

Ky ëshët një reflektim pozitiv nga ana e opozitës. Që në shkurt kur opozita shpalli djegien e mandateve dhe deri tani, të gjithë zërat nga opinioni pubik, i kanë kërkuar, “vërtet po bëni lëvizje destruktive, por kjo duhet shoqëruar me një lëvizje konstruktive, pozitive”. Problemi është si do jetë zgjidhja, jo halli i opozitës, por si do angazhohen për një Shqipëri me të mirë. Duket absurd të thuash sot, atë që ka thënë Kryemadhi dhe Basha që nuk hyjnë në zgjedhje me Ramën kryeministër. Por, në një kohë kur, ne na është bërë prioritet i prioriteteve, reforma në drejtësi. Me një pushtet të personalizuar, me mazhorancë të vetme, reforma përcudnohet, nga reformë për shqiptarët, në reformë që i shërben pushtetit. 
Në inters të shqiptarëve, është mirë apo keq një qeveri tranzitore? Është mirë, nëse arrin të ruajë reformën, që mos të ketë njerëz si Donika Prela dhe Arta Marku.
Nëse platforma e opozitës do jetë në këtë frymë, ai do jetë një hap shumë pozitiv përpara. Shpresoj të jetë e tillë, nesër do shohim“.

Bushati tha se  opozita ka arritur një sukses me denoncimet që i ka bërë korrupsionit dhe krimit të lidhur me qeverinë, por se ka treguar dobësi sa i përket përplasjes fizike me pushtetin. Analisti u shpreh se sfida e opozitës, është t’i bindë qytetarët, se përse ajo është më e mirë se Rama.

Denoncimi i pushteti, këtë e ka arritur, nuk ka shqiptar, që mos ketë kuptuar se kemi një qeverisje korruptive dhe të kriminalizuar. Pjesën e denoncimit opozita e ka kryer. Pjesën e dhunës, është e pafuqishme. Mbetet pjesa e tretë. Pasi ka bindur shqiptarët se Rama është i keq për ju, akoma nuk i ka bindur shqiptarët, që Basha dhe Kryemadhi janë të mirë për ta. Kjo është sfida e opozitës“.

Bushati tha se në Shqipëri është e vështirë të krijohen forca të reja politike dhe se e vetmja zgjidhje mbetet, që ato ekzistuese të bëhen “sa më pak të këqija të mundshme”.

Tjetra është edhe duke bërë sa më pak të këqija të mundshme, këto që kemi. Edhe sot besoj se Rama i opozitës së 2012, është më i mirë se sot. Fakti i denoncimit të mëkateve të pushtetit, që mbledh rreth vetes zërat e drejtë dhe kritikë të qeverisë. Cfarë trysnije duhet të ushtrojmë të gjithë ne, që edhe këto forca që i quajmë të këqija që na kanë rënë në pjesë, të mos i shkojnë të keqes deri në fund. Jemi në pikën që Rilindja po i shkon të keqes deri në fund dhe me cdo mjet i duhet thënë ndal“.

Bushati komentoi edhe Samitin e Berlinit dhe tha se nga ky samit ka tre lajme për Shqipërinë.

Samiti i Berlinit pati tre lajmë të mëdha për Shqipërinë. Lajm i keq është që prap ne nuk marrim negociatat. Lajmi i dytë i keq, është që jo vetëm nuk marrim negociatat, por kriminaliteti shqiptar dhe lidhjet me qeverisjen në Tiranë, jo vetëm konfirmojnë sinjalin e Hollandës, por u morën shembull nga Macron që edhe Kosovës nuk i duhen hequr vizat. Lajmi i tretë,  që u tha nën rreshta dhe duhet lexuar në filigram, është se aksi franko-gjerman, varrosi idenë e ndryshimit të kufijve dhe coptimit të Kosovës“.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here