5 persona që rrijnë në zyrën e Ramës janë ata që helmojnë shqiptarët. Deklarata e fortë nga Basha….

0
119

Pesë persona që rrijnë në zyrën e Edi Ramës janë ata që helmojnë shqiptarët. Deklarata e fortë është bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, sipas të cilit oligarkët që rrinë në zyrën e Ramës nisën të merren me produktet ushqimore, pasi ky kryeministër erdhi në pushtet.

“Ata nuk merreshin më parë me ushqimet, por nisën të merren pasi Rama erdhi në pushtet. Meqë Rama na foli sot për dënimet me burg për ata që helmojnë shqiptarët, atëherë le ta nisë me ata që i qëndrojnë në zyrë”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se në kushte të tilla protestat e opozitës mbeten e vetmja zgjidhje për largimin e një qeverie që mbështet ata që helmojnë shqiptarët.

“Oligarkët, kriminelët dhe policët, janë të parët që ndjejnë rotacionin e pushtetit. Ne kemi propozuar vetingun e politikanëve si një thellim të procesit të dekriminalizimit”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here