Arian Galdini: E vërteta estetike e Ramës dhe e vërteta “brutale” e Ramushit!

E vërteta estetike e Ramës dhe e vërteta “brutale” e Ramushit!

Nga Arian Galdini

Ky intelektuali spitullaq, levantin, që tollovitet e harliset mes fashionizmit dhe ngrefosjeve prej ditunari të epërm që fati i keq e ka hedhur në këtë vend të mjerë me njerëz të shëmtuar që ose e adhurojnë ose e shajnë pa e kuptuar, që spërdhridhet si spec i fërguar kur sheh të huaj dhe mrrolet si derr i egër kur sheh shqiptarë, nuk është gjë e re në këtë vendin tonë.

Faik Konica na dëshmon se të tillë arlekinë kemi pasur ngahera, që në fillimet e shtetit shqiptar.

Kur një levantin i tillë bëhet edhe Kryeministër dhe vesh shallvare e atlete, përmasat a hallit të madh që kanë shqiptarët, e kalojnë edhe vitin e brishtë 1913.

Dëgjova me vëmendje fjalët e thjeshta dhe të pakuruara të Ramushit mbi vetminë e tij të madhe në Berlin.

E gjithashtu lexova edhe “të vërtetën sipas Ramës” mbi çka kishte ndodhur në Berlin.

Edhe pse kemi dy të vërteta, e qartë është se kemi një konstante: Ramushi edhe sipas asaj çka thotë vetë me thjeshtësi brutale, edhe sipas përgënjeshtrimit të Edi Ramës me sajdisje, lajle lule e çaprazime intelektualishte, Ramushi ka qenë dhe është vetëm.

E gjithë hardallisja estetike e KM të Shqipërisë për të na dëftuar se Ramushi nuk ishte Dunkani dhe Hashimi nuk ishte Lady Makbethi, e Edi Rama nuk ishte Makbethi që kishte “gjak në lepitkat e tij”, vetëm sa e bën më të zymtë imagjinatën tonë për çka ka ndodhur në kthinat e Samitit të Berlinit.

Edi, ngjitja jote mbi nallanet e Vuçiçit për të barazuar gjatësinë tënde fizike me lartësitë e pamundura politike, nuk ta bën dot zhgarravinën me fjalë në Ekspozitë Pikturash Abstrakte të hapur në Berlin.

Nuk shet do më.

Të është mbyllur dyqani.

Nga nallanet e Vuçiçit e mbi shpatullat e Hashimit, e vetmja gjë mund të arrish, është ndonjë skërrmitje xheloze nga Kryeministrja lesbike e Serbisë.

Kund tjetër nuk shkon.

3 burra në marrëveshje kundër një burri të vetmuar, vetëm një gruaje lesbike mund tia ngacmojnë vëmendjen.

Ti, Vuçiçi dhe Hashimi, nuk u thirrët në Berlin për tu pyetur, por për tu dëgjuar.

Të vetmit njerëz që u thirrën për tu dëgjuar ishin Ramushi dhe Zaevi.

Samiti i Berlinit, është një lajm i mirë për shqiptarët.

Aleanca Berlin – Paris, po rikthehet në normalitetin e prishur prej kohesh dhe të rrezikuar seriozisht prej zgjedhjeve europiane të qershorit.

Jo vetëm Mogherini, por Komisioni i Ardhshëm i BE, tashmë duhet e do të kaloj nga ky aks i rivendosur.

SHBA kanë qenë ngahera me shqiptarët.

Edhe BE me shumë gjasa nuk do ta lejojë më konfuzionin dhe multifuqinë brenda saj.

Rënia e konfuzionit, rrëzoi edhe shkëmbimin e kufijve.

Ndërsa çështja e taksës besoj se këtej e tutje nuk është të flasësh për Kosovë si KM i Shqipërisë.

Çështja e taksës është si të kërkosh ta qeverisësh ti Kosovën nga Tirana.

Ramushi bën mirë që ti thotë të vërtetat e tij sepse përndryshe ti nuk di ku fillon Surreli e ku mbaron Kulla e Isës.

Fol për Kosovën sa të duash, por mos jep porosi si qeveriset Kosova.

Taksa nuk është kundër Dialogut.

Taksa është Pro Dialogut Kosovë – Serbi, por kundër Suksedimit.

Ramush nuk je vetëm.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko