“Kishte dëshmitarë!” Video/ Haradinaj ja “plas” në sy Ramës: Do të tregoj të vërtetën…

0
139

Ramush Haradinaj e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj me tregu”, etiketimin si gënjeshtar që i bëri kryeministri Edi Rama përmes Facebook-ut. Homologu i tij kosovar e nuk e ka duruar dot shprehjen se do të dalë burrë i mirë para popullit duke mashtruar dhe i ka kujtuar Ramës se për ato që ai ka thënë ka edhe dëshmitarë. Do të tregoj të vërtetën edhe kur I pëlqen edhe kur i pëlqen edhe kur si pëlqen dikujt do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregu, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, ka thën Haradinaj.

Haredinaj e akuzoi Ramën se i bëri më shumë presion se Merkel dhe Makron për heqjen e taksës 100% ndërsa kryeministri shqiptar i tha se gënjente dhe se të fshehatt e takimeve nuk duheshin nxjerrë në publik (lexo shkrimin poshte).

Por në këtë debat me sa duket Haradinaj ka edhe një dëshmitar. Ai është ministri i jashtëm i Kosovës dhe miku i Ramës Behgjet Pacolli. Në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, Pacolli ka pranuar faktin se kryeministri shqiptar i ka bërë presion homolohut të tij kosovar për heqjen e taksës 100% për mallrat serbe (Shiko videon poshte).

Prandaj me sa duket Haredinaj flet serbes. Ai e di dhe mundet ta vërtetojë se cili është gënjeshtari./Lapsi.al

 

:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here