“Një i çmendur ka marrë peng vendin”, Kryemadhi: Mosbindja civile ende s’ka filluar, por …

0
187

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke folur nga Durrësi në protestën e opozitës së bashkuar e cilësoi Ramën një të çmendur që ka marrë peng vendin.

Kryemadhi tha se Rama ka marrë peng Shqipërinë dhe institucionet demokratike të saj, duke i futur nën thundrën e vet.

“Edi Rama ka marrë peng Shqipërinë, ka kapur të gjitha institucionet demokratike, duke iu humbur atyre funksionet që kanë. Rama është një i çmendur që duhet të shkojë në burg për të këqijat që i ka bërë popullit shqiptar.

Rama sot është i izoluar nga faktori ndërkombëtar. Ua garantoj se ndërkombëtarët nuk do të pranojnë deformimin që Rama po i jep integrimit të Shqipërisë, duke e mbajtur larg frymës europiane dhe larg BE-së. Ajo për të cilën sot proteston opozita dhe çdo shqiptar është për një Shqipëri më të mirë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë në një atdhe të begatë”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se kjo qeveri është hajdute, duke përmendur këtu koncesionet dhe atë që ndodhi me Teatrin Kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here