Çagatay Ulusoy është ndër aktorët më të dashur, i cili me rolin e tij si ‘Baris’ në filmin “Delibal”, apo ‘Sarp’ në serialin “I Infiltruari” rrëmbeu zemrat e çdo shikuesi.
Nga ajo periudhë karriera e tij është vetëm në ngritje dhe së fundmi aktori i ka hapur derën suksesit botëror.
Jo vetëm kaq ai është shumë i pëlqyer nga femrat jo vetëm për aftësitë e tij në aktrim, por edhe për pamjen e fizikun, mirëpo siç duket Cagatay është rikthyer në krahët e Duygu Sarisin.
Çagatay dhe Duygu kanë një histori të mëparshme bashkë dhe gjatë këtyre 3 viteve të fundit, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjet dhe ndarjet e shpeshta të tyre.
Megjithatë, duket se tashmë çifti janë bashkë.
Ata sapo kanë nisur pushimet e tyre, të cilat duhet thënë se janë tepër luksoze pasi vetëm varka të cilën ata kanë marrë me qera, kushton 2500 euro në ditë, për të mos përmendur më tej kostot e hotelit apo shpenzimet e tjera gjatë ditës.
Këtë herë, çifti e kanë vendosur ta shijojnë në maksimum rikthimin së bashku, kështu që çdo shpenzim është mëse i justifikuar.