Në orën 18:00 të pasdites së sotme, opozita i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen përshkallëzimit të protestës për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës.
Ish-deputetët e opozitës do të jenë bashkë me protestuesit të përqendruar në disa akse kryesore kombëtare në vend. Ata do të vendosen në pikat kyçe në 12 qarqe ku parashikohet bllokimi i lëvizjes në shenjë protestë kundër qeverisë dhe për plotësimin e kërkesave të opozitës së bashkuar nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Përqendrimi më i madh i deputetëve është në Shkodër dhe Tiranë.
Qarku Shkodër – në kryeqëzimin e rrugës në Kryebushat (ku ndan rruga për Vaun e Dejeës)
(Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi)
Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje Rrugës së Kombit
(Isuf Çela)
Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
(Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj)
Qarku Dibër – Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos
(Xhemal Gjunkshi)
Qarku Durrës – Plepa, në hyrje të Autostradës
(Edi Paloka, Florion Mima, Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Oriola Pampuri)
Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
(Lulzim Basha, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi)
Qarku Korçë – Rruga nacionale në hyrje të Korçës
(Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli)
Qarku Fier – Rruga nacionale, Ura Mbrostar
(Luan Baçi)
Qarku Vlorë – Hyrje e superstradës Vlorë- Levan
(Nadire Meçorapaj)
Qarku Berat – Ura Vajgurore dhe dalje Beratit, Aksi Berat – Ura Vajgurore
(Astrit Veliaj)
Qarku Gjirokastër – Kryqëzim i rrugës Përmet-Tepelenë- Gjirokastër
(Tritan Shehu)
Qarku Tiranë – Tiranë, Rrethrrotullimi “Shqiponja”
(Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Grida Duma, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Valentina Duka, Genc Pollo, Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Halim Kosova, Enkelejd Alibeaj)